Dhunë në derbin e Beogradit, rishfaqet Ivan Bogdanov

Ndeshja derbi midis Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdas është shndërruar në një përleshje masive ditën e djeshme. Dy tifozeritë që njihen për rivalitetin e tyre janë bërë pjesë e një sherri masiv ku nuk kanë munguar të lënduarit.

Pjesë e zënkës kanë qenë edhe fëmijët në stadium, transmeton Albeu.

Policia e ka patur të pamundur të ndalojë përleshjen dhe është dashur ndërhyrja e xhandarmërisë për të qetësuar situatën.

Ashtu si në ndeshjen kundër Shqipërisë apo Italisë në stadium është shfaqur edhe Ivani i “tmerrshëm”. Natyrisht që ku ka sherr nuk mund të mungonte ai.

Ivani u shpall i pafajshëm nga drejtësia serbe për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe tashmë është sërish në gjendje të lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button