Kryetari i BDI­së Ali Ahmeti të hënën për vizitë zyrtare në Prishtinë

Kryetari i BDI­së Ali Ahmeti të hënën do të qëndrojë për vizitë në në Prishtinë, me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë kësaj vizite, Ahmeti do të shoqërohet nga deputeti dhe shefi i Kabinetit të tij Artan Grubi, si dhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Ahmeti do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Gjithashtu, në përfundim të vizitës njëditore, Ahmeti është ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën “Ç’farë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin”?.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button