LSDM-ja dorëzon në Prokurori dëshmitë kundër Gruevskit

LSDM-ja, sot deri te Prokuroria publike ka dorëzuar dëshmitë për rastet e konstruara “Puç” dhe “Mit marrje”.

“Nuk ka dëshmi për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore dhe për spiunazh, por e kundërta, ka dhunë ndaj rregullimit kushtetues të vendit nga ana e Nikolla Gruevskit, Saho Mijallkovit dhe grupi i njerëzve rreth tyre. Për këtë arsye kërkojmë që Prokurori publik që të lëviz dhe menjëherë të ndërpres procedurën e konstruar për Puç dhe të ndalojë ndjekjen nga kriminelët, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, para prokurorisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button