Guardiola flet për shortin: Barça skuadra më e fortë në botë

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola pas shortit ka komentuar përballjen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Strategu spanjoll do të ketë një detyrë mjaftë të vështirë pasi kësaj radhe ndeshet me ish skuadrën e tij.

“Natyrisht, do të jetë një sfidë speciale, për mua është rikthim në shtëpi. Barcelona është shtëpia ime”.

“Ne duhet të jemi të aftë, të mos i përsërisim gabimet e ndeshjes së parë me Porton, përndryshe kësaj radhe aventura mund të përfundojë menjëherë. Për momentin Barcelona vazhon të mbetet skuadra me e fortë në botë”, deklaroi Guardiola./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button