Rummenigge akuzon rëndë skuadrën spanjolle Atletico Madrid

Presidenti i Bayern Munichut, Karlheinz Rummenigge ka thënë se është shumë i lumtur se skuadra e tij nuk do të luaj kundër një skuadre si Atletico Madrid.

Ai ka thënë se futbolli përfaqëson kënaqësi, diçka që Atletico Madridi nuk e ofron.

“Gjëja e fundit që do të doja është të luaja kundër Atletico Madridit, sepse futbolli ka të bëjë me kënaqësi dhe argëtim, diçka që kjo skuadër nuk e dhuron”, tha Rummenigge kur u pyet se me kënd dëshiron të luaj skuadra e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk jemi një skuadër e dëshirueshme në gjysmëfinale, pasi skuadra tjera nuk kanë dëshirë të luajnë kundër nesh”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button