Januzaj, i destinuar për sukses

Mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave angleze.

Së fundmi për të ka shkruar ‘Gamesport’, e cila titulloi artikullin ‘Januzaj, i destinuar për t’u bërë i madh’.

Tutje, në brendësi të tekstit, bëhet një krahasim interesant ndërmjet Januzajt dhe yllit të Real Madrid, Mesut Ozil. “Januzaj është shumë i zhdërvjellët. Ai ka ngjashmëri të habitshme me futbollistin e Realit, Mesut Ozil.

Pa marrë parasysh pozitën, ai ka aftësi fantastike për të kontrolluar topin me të dyja këmbët”, shkruhej tutje aty. Të kujtojmë që Januzaj javën e kaluar luajti për grupmoshën U21 të United në takimin ndaj WBA-së. Skuadra e tij fitoi 4:0, ndërsa kosovari ishte realizatori i një goli.

Lajme të ngjashme

Back to top button