Ulpiana Lama e la ‘TopChannel’ për t’iu rikthyer politikës

Ulpiana Lama, gazetarja nga Kosova e cila shfaqej çdo pasdite në ekranin e Top Channel me emisionin “Pasdite në TCH” i është rikthyer politikës.
Prej muajsh të tërë ajo kishte qëndruar larg ekraneve por pa shpjeguar për publikun përse u largua nga TCH.

Lama ka nisur punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës si këshilltare politike.

Në një intervistë Lama ka shpjeguar arsyen e rikthimit në politikë.
“Më shumë se rikthim në politikë kjo është një hyrje në diplomaci. Kosova ka shumë punë në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe kjo ftesë për të qenë këshilltare në Ministrinë e Jashtme ka qenë e mirëpritur nga unë”, tha Lama.

Edhe më herët Lama kishte deklaruar në intervista të ndryshme se do t’i pëlqente të rikthehej në politikë, dhe sapo i ka ardhur rasti nuk e ka lënë t’i shpëtojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button