Liverpooli sytë tek sulmuesi i Dortmundit

Udhëheqësit e Liverpoolit po synojnë që ta përforcojnë sulmin për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Anfield ia kanë vërë syrin sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ciro Immobile, raporton Gianluca di Marzio.

Reprezentuesi italian ka dëshpëruar te ekipi gjerman, ku ishte transferuar gjatë verës nga skuadra italiane, Torino.

Ai ka gjasa të largohet nga Bundesliga, dhe Liverpool mund të jetë destiancioni i radhës pasi është në kërkim të një sulmuesi.

Liverpool gjatë verës mund të mbetet pa sulmuesin kryesor, Raheem Sterling, dhe për këtë po synon të përforcohet gjatë verës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button