Han: BE kërkon zgjidhje juridike dhe politike të ngjarjeve në Maqedoni

Pozita e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e ngjarjeve politike është e qartë, ajo është se duhet t’i shohim dy dimensione: dimensionin juridik dhe atë politik.

Ky është, mesazhi më i drejtpërdrejtë deri më tani i eurokomisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, i dhënë për ngjarjet në Maqedoni, ndërsa pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili ishte një prej gjashtë kryeministrave të vendeve ballkanike në konferencën e sotme për integrimin e komunikacionit tokësor, detar dhe ajror të Ballkanit në rrjetin e përbashkët evropian, si dhe bashkëpunimit dhe mbështetjes investuese të BE-së për projektet konkrete infrastrukturore të cilat janë të rëndësishme për rajonin.

Han, shton korrespondenti, ishte decid se zgjidhja në të dyja drejtimet është diçka që Brukseli pret që të ndodhë në Maqedoni.

“Është e qartë për ne se qeverisja e së drejtës duhet të respektohet dhe se hetimi i plotë duhet të ndodhë. Nga ana tjetër, i bëj thirrje opozitës që të kthehet në Parlament dhe që atje të ketë Komision anketues i cili do të merret me këtë çështje nga perspektiva politike. Por, kjo nuk do të thotë se aspekti penal i këtij rasti nuk duhet të ndiqet. Duhet t’i shohim dy dimensionet: atë juridik dhe politik”, është decid Han.

Sipas eurokomisarit për negociata për zgjerim “pozita e Bashkimit Evropian është e qartë, të dyja fushat duhet të ndiqen dhe të zgjidhen në mënyrë të rëndësishme dhe konstruktive”, që do të thotë se BE-ja ka qëndrim të qartë për atë se si duhet të zgjidhet edhe rasti me publikimin e audioregjistrimeve ilegale të bisedave të kreut shtetëror të Maqedonisë, si pjesë e rrjetit të ish-zbuluesit, Zoran Vershevski.

Han, gjithashtu, tha se në Bruksel janë të vetëdijshëm për situatën në Maqedoni se konstatimet e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme janë të qarta dhe se ekziston brengosje midis vendeve-anëtare të BE-së për zhvillimin e ngjarjeve në vend.

“Familja Evropiane i pranon përpjekjet e disa anëtarëve të Parlamentit Evropian për t’i arbitruar për zgjidhje politike. Flasim për vend me perspektivë evropiane dhe si i tillë duhet ta respektojë standardin ndërkombëtar dhe evropian të qeverisjes të së drejtës”, përfundoi komisari Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Back to top button