Deputeti Tom Doshi kërkon lirinë
Avokatët e Tom Doshit do të kërkojnë ditën e nesërme ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin. Ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie”, por avokatet kërkojnë hetim të tij në gjendje të lirë.
Kërkesa e deputetit është dorëzuar nga avokatët e tij në Gjykatën e Lartë. Doshi mbahet në “arrest shtëpie”, me akuzën e kallëzimit të rremë.
Kjo kërkesë vjen pas një sërë tentativash të mbrojtjes për të ndryshuar këtë masë sigurimi, me argumentin se Doshi gëzon ende statusin e deputetit dhe se kjo masë arresti e kushtëzon atë të kryejë veprimtari politike, siç është ajo e të zgjedhurit vendorë. /albeu