Berisha në Romë për të nënshkruar me Lazion

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha pritet të zgjohet të enjten si anëtar i ri i skuadrës së Lazios.

Etriti ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian, Romë të mërkurën për të negociuar me skuadrën e Lazios dhe eventualisht të nënshkruajë kontratë me të. Portieri i Kalmarit ka udhëtuar në Itali bashkë me drejtorin sportiv të klubi suedez, Svante Samuelsson për ta përfunduar marrëveshjen e transferimit te Lazio.

Një gjë të tillë, Berisha e konfirmoi në një prononcim të shkurtër dhënë për gazetën Arena. “Jam në Romë. Jemi duke diskutuar për arritjen e marrëveshjes me Lazion. Për momentin jemi në mbledhje dhe për më shumë mund të mësoni më vonë”, u shpreh portieri ‘kuqezi’.

E udhëtimin në Romë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Kalmarit, Samuelsson. Ky i fundit, duke folur për mediat suedeze, ka theksuar se është duke negociuar me skuadrën ‘biancocelesti’ shitjen e Berishës.

Lajme të ngjashme

Back to top button