Anulon turneun për fansen e sëmurë

Pop këngëtari Justin Timberlake edhe njëherë ka shfaqur anën e tij humane, duke anuluar turneun për të takuar adhuruesen e tij të sëmurë e cila ka 13-vjet dhe që vitin e kaluar iu nënshtrua një operacioni në tru. 

32-vjeçari ishte duke dhënë intervistë për një radio lokale dhe më pastaj planifikonte të fillojë turneun, kur takoi Tina DiLascio e cila i tha se vajza e saj Gianna dëshiron ta takojë.

Me të marrë vesh se Gianna dëshiron ta takojë idhullin e saj, Timberlake raportohet se ka anuluar gjitha angazhimet për t’i dëshmuar asaj se ka respekt për njerëzit që e çmojnë muzikën dhe karakterin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button