Haradinaj: Mund të anashkalohet logoja në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi për logo në fletëvotimet në zgjedhjet në veri është kompetencë e KQZ-së, mirëpo, sipas tij, ka edhe implikime politike.

Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të “gëlltitën” edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime.

Lideri i AAK-së, këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka vlerësuar se nëse arrihet të mbahen zgjedhjet në veri, Kosova do të fitojë shumë dhe për këtë ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë dhe të bëhen edhe kompromise.

“Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është çështje politike. Mendojnë se në një situatë të tillë duhet të jemi më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa “gëlltitje” të disa gjërave. Por, nuk duhet të nxitojmë dhe të ulemi shumë. Shpresojmë që ta gjejmë një formë t’i mbajmë zgjedhjet. Kosova do të fitojë nëse arrijmë t’i mbajmë zgjedhjet në veri. Për këtë çështje mund edhe të bëjmë kompromis, sa i përket çështjes së logos”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button