Cavani vendos për të ardhmën

Edison Cavani i ka befasuar të gjithë. Sulmuesi i Uruguait ka konfirmuar se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain.

Gjatë këtyre ditëve ishte spekuluar se ish anëtari i Palermos dhe Napolit do të largohet nga Parisi, derisa interesim kishin shprehur ekipe nga Premierliga, Seire A dhe La Liga. Por, Cavani i ka demantuar të gjitha.

“Shumë flasin rreth të ardhmes time. Do të ri këtu dhe do ta respektoj kontratën time me PSG-në”, ka deklaruar Cavani për Sky Sport.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button