Padi penale për dy persona në këmbim zjarrin në barin tetovar “BarKod”

­ SPB ­Tetovë parashtroi padi penale kundër R.J.(30) dhe A.M.(23) të dy nga Reçica e Madhe, të cilët janë të dyshuar në lidhje me këmbim zjarrin të premten më 10 prill rreth orës 22 që ndodhi në kafe “BarKod” në Tetovë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB­së Tetovë, Marjan Josifovski.

“I paraqituri i parë R.J. menjëherë pas këmbimit të zjarrit në të cilin 6 persona janë lënduar me armë zjarri me ç’rast A.A. (22) i është nënshtruar lëndimeve, ka ikur dhe pas tij është lëshuar hetim, derisa i paraqituri i dytë A.M. dje është nxjerrë para gjykatës në procedurën paraprake e cila i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Josifovki.

Për informatat e tjera për rastin nga policia udhëzuan drejt prokurorisë publike prej ku paralajmëruan se shumë shpejt do të ketë kumtesë në ueb faqen e tyre zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button