Në Turqi gjendet Kur’ani mbi 1200 vjet i vjetër (FOTO)

Imami i Tepexhik xhamisë në rrethinën e Bodrumit, në provincën Mugla të Turqisë, ka gjetur në një kopje të Kur’anit, i cili supozohet të jetë rreth 1200 vjet i vjetër.

Ai, gjithashtu ka gjetur edhe libra tjerë të tefsirit (koleksion të interpretimit të sureve dhe ajeteve kur’anore).

Është interesant fakti se ai është shkruar me dorë.

Kopja e Kur’ani-kerimit u gjet në dhomat e Tepexhik xhamisë, i mbështjellë në sexhade bashku me librat e tefsirit.

Kur’ani i gjetur bashkë me librat e tefsirit i janë dorëzuar drejtorit të Muzeut arkeologjik të Bodrumit, Emel Ozkan.

Pasi të bëhet konservimi dhe regjistrimi i duhur, ekspertët do të kryejnë analizat e detajuara për të përcaktuar periudhën e saktë nga e cila datojnë Kurani dhe librat tjerë të gjetur./islamgjakova/

Lajme të ngjashme

Back to top button