Finalja e kupës për Rabotniçkin dhe Teteksin
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Rabotniçkit që u zhvillua në Tetovë, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, me çka mysafirët nga Shkupi u kualifikuan në finale pasi në takimin e parë shënuan fitore 2:1. Autorë të golave sot ishin Argjent Gafuri për Renovën në minutën e 84-të dhe Kire Markovski, në minutën e 69-të për Rabotniçkin.
Në ndeshjen tjetër nëmes Horizont Turnovës dhe Teteksit, triumfuan tetovarët, pas ekzekutimit të penaltive, pasi në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 2:1 për vendësit, ashtu si dhe në takimin e parë që u luajt në Shkup. /Portalb /