Familja e shet vajzën në Kosovë për 6 mijë euro

Të martohesh pa dëshirë është diçka që e dëgjojmë shumë shpesh, por të të shesë familja kundrejt një shume tek ai që presupozohet se do të jetë bashkëshorti yt, rrallë mund të dëgjohet.

Kjo i ka ndodhur një vajze shqiptare nga Shkodra, majde dy herë radhazi.

Kjo histori e dhimbshme është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës, duke zgjedhur që identitetin e vajzës ta mbajë të fshehtë.

Ai u martua kundrejt pagesës në Kosovë, martesë nga e cila familja e saj përfitoi 1 mijë euro.

Kjo martesë nuk zgjati shumë dhe ajo tashmë është divorcuar, por pavarësisht dramës fati ia ka zbutur dhimbjen vajzës duke i dhuruar një djalë, 6-vjeç, i cili jeton më të.

Ajo, 20 vjet të saj i kaloi në një fshat të rrethit të Shkodrës. Por kur asaj i erdhi koha të zgjedh për fatin e jetës, këtë nuk ia lanë familja. Ishin të afërmit ata që vendosën dhe përcaktuan të ardhmen e saj, duke e detyruar këtë shkodrane të martohet pa dëshirë.

Pas përfundimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të saj nga familjarët e vet, familjarët i gjejnë sërish një vend për ta shitur. Këtë herë familjarët e kishin “rritur pazarin”, duke fituar 6 mijë euro.

Pavarësisht të gjithave, e reja thotë se ndihet e lumtur që jeton me djalin e saj, ndërsa për familjen thotë se nuk do t’i falë kurrë. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button