Projektet kapitale të Gruevskit kundërshtohen nga bizneset shqiptare

Reagimet shtrohen ne rrjetet sociale  në profilet e disa biznesmenëve shqiptarë, të cilët reagojnë kundër orientimit të projekteve  kryesisht në Maqedoninë lindore, duke mos bërë asgjë serioze në pjesën shqiptare.

“Në hotelin Holidej Inn në organizim të tre odave ekonomike, kryeministri Nikolla Gruevski mbajti një fjalim vjetor prej 2 orë e 15 minuta. Tërë kohën foli për biznesin në Maqedoni duke apostrofuar projektet në Maqedoninë Lindore. Kurse nuk u përmend fare projektet që duhet të jenë në Maqedoninë Perëndimore apo projektet shqiptare që janë: Rruga e Arbërit, Autostrada Tetovë – Prizren me gjatësi prej 40 km, Autostrada Tetovë- Jazhincë prej 34 km. Të gjitha projektet janë të projektuara dhe të dorëzuara tek kryeministri dhe zëvendëskryeministri Stavrevski. Gjithashtu nuk u përmend për ndërtimin e Korridorit 8 prej Gostivari deri në Kërçovë. Nuk dha detaj për zonën Industriale në Tetovë, Gazsjellësin Shkup  – Tetovë e deri në Ohër”, biznesmeni Shefki Aliti, ka veçuar këto nga fjalimi i Gruevskit.

Biznesmeni dhe pronari i Makalb Company, shkruan gjithashtu “ Kryetari i OEMVP-së, Menders Kuçi as që i përmendi këto projekte para kamerave televizive, se i gjori edhe nuk i din, edhe nuk donë ti mësoj këto projekte, megjithëse i ka në sirtarët e Odës. Ai frikësohet ti përmend këto projekte dhe sonte para kamerave ishte një katastrofë e antiprojekteve se nuk përmendi asgjë në deklaratën e tij. Sigurisht i frikësohet kryeministrit…ti përmend projektet shqiptare”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button