Zëvendësdrejtori, Veliu pranon përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në Dogana

Zëvendësdrejtori i Doganave Lavdrim Veliu konfirmon përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në postet udhëheqëse. Ai thotë se është i vetëdijshëm që nuk është bërë sa duhet, por shton se po punohet vazhdimisht për përmirësimin e gjendjes, transmeton Alsat.

“Unë nuk pretendoj se kemi arritur maksimumin me vendet udhëheqëse të shqiptarëve, por me përgjegjësinë më të madhe, them se udhëheqësi i doganës në Aeroportin e Ohrit është shqiptar, ndihmësdrejtori për çështje administrativo-teknike është emëruar pas emërimit tim dhe për shkaqe subjektive i është ndërruar vendi i punës. Punojmë për t’u avancuar më tepër shqiptarët, edhe pse numri nuk potencoj se është i kënaqshëm, por vazhdojmë në kontinuitet për t’u avancuar shqiptarët”, deklaroi Lavdrim Veliu, zëvendësdrejtor i Doganave.

Lajme të ngjashme

Back to top button