Në Bruksel sot vazhdon dialogu mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së
Në Parlamentin Evropian në Bruksel sot vazhdon dialogu mes VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, me ndërmjetësim të deputetëve evropianë Eduard Kukan, Ivo Vajgëll dhe Riçard Hovit, me qëllim të dhënies fund të krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Takimi i parë i përfaqësuesve të të dy partive u mbajt, gjithashtu në Bruksel më 30 mars. Delegacionin e VMRO-DPMNE -e përbëjnë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski, ndërs LSDM-në, Radimila Shekerinska, Renata TërnevskaDeskoska dhe Viktor Gaber.
Ata do të realizojnë takime të ndara me treshen e deputetëve evropianë, ndërsa më pas edhe takim të shkurtër të përbashkët. Raundi i i parë nga dialogu, përfundoi pa sukses, por me marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë pas festave të pashkëve. Sipas informacioneve nga takimet. LSDM ka qëndruar në kërkesën për formimin e qeverisë kalimtare dhe për dorëheqjen e ministrave dhe personave udhëheqës në RadioTelevizionin e Maqedonisë si dhe të Prokurorit publik. Kjo është hedhur poshtë nga “treshja” nga VMRO-DPMNE. Në kumtesën e përbashkët dërguar nga zyrat e Vajgëll, Kukan dhe Hovit, përveç paralajmërimit për takim të ri pas Pashkëve, nuk u prezantuan hollësi për përmbajtjen e bisedimeve.