Zaev: Do publikojmë materiale derisa të rrëzohet kjo qeveri

Në pyetjen e gazetarëve se deri kur planifikon të publikoj materiale, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u përgjigj duke thënë se deri sa të bie kjo qeveri do të publikojë materiale kundër kësaj qeverie.

Ai gjithashtu tha se periudha qa ka të bëj me 1000 punësimet e kërkuara nga Mijallkov, janë në periudhën e muajit maj të vitit 2013-të.

“Ne do të japim gjithçka për largimin e kësaj të keqe. Egot tona dhe ndjenjat i kemi lënë në shtëpi në momentin kur erdhëm për ta udhëhequr partinë. Ju lus për durim, përgjegjësi për shtetin i cili është i të gjithëve”, tha kreu i opozitës në konferencën e sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button