Klipi i Etnon me Adelina Tahirin xhirohet javën e ardhshme (FOTO)

Reperët e grupit Etnon dhe Adelina Tahiri janë duke realizuar një bashkëpunim.

Kënga e tyre tashmë është gati, ndërsa në javën e ardhshme do të fillojnë xhirimet e videoklipit.

“Etnon feat Adelina Tahiri. I dhamë fund këngës. Javën tjetër për xhirime të videos”, bëjnë të ditur Etnon.
Ata kanë postuar edhe një fotografi nga studioja ku është përgatitur kënga.

Ndryshe, nuk ka shumë kohë që Adelina ka lansuar videoklipin e këngës “Mos më duaj sot”.

Lajme të ngjashme

Back to top button