Gruevski: Maqedonia del nga kriza

Në konferencën e sotshme para shoqatës së biznesit vendor, kryeministri Nikolla Gruevski, theksoi se Maqedonia është në rrugën e duhur për rimëkëmbjen e makroekonomisë në vitet që vijojnë.

“Të dhënat pozitive për BE dhe performancën solide në sektorin real në gjysmën e parë të këtij viti”, thotë kryeministri, “janë bazë për realizimin e pritjeve të ekonomisë së brendshme që ta realizojë rritjen prej 2 për qind, por mundet edhe më shumë”, tha Gruevski. 

Ai i theksoi masat për përmirësimin e klimës së biznesit, konkurrencës, ndërsa paralajmëroi se do të shpallen edhe emrat e atyre që kanë borxh më shumë se 90 ditë mbi 2.000 euro. Do të miratohet edhe ligj për disiplinën financiare, si rimbushje  e instrumentit të dëftesës ë borxhit.

Gruevski u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit ta shfrytëzojnë, sipas tij, transparencën e Qeverisë dhe t’i paraqesin idetë dhe problemet e tyre në punë. Informoi se në vijim është shpallja deri te të gjitha kompanitë të cilat dëshirojnë të vizitohen nga ekipet e Qeverisë që të paraqiten, ndërsa ata së shpejti do të kontaktojnë me ta dhe do të caktojnë takim.

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski duke mbajtur fjalim para të pranishmëve tha se dëshiron që kjo të mbetet takim tradicional dhe njëherë në vit kryeministri të mbajë fjalim para bashkësisë së biznesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button