Doganat e Maqedonisë shpërfillin punësimin e shqiptarëve

Të punësuarit shqiptarë në Doganat e Maqedonisë  kanë shprehur pakënaqësinë e thellë nga përfaqësimi dhe trajtimi i shqiptarëve në dogana, transmeton Alsat.

Ata e drejtojnë gishtin tek zv. drejtori shqiptar Lavdrim Veliu, si përgjegjës për këtë gjendje. Sipas tyre, Veliu jo vetëm që nuk ka arritur ta avancojë procesin e përfaqësimit në Dogana, por madje ka humbur disa nga postet që mbanin shqiptarët para ardhjes së tij.

“Kujt i shërben zv. drejtori i doganave të Maqedonisë? Deri tani, mediat janë marrë disa herë me gjuhën shqipe, me çështjen e doganave të Maqedonisë, në veçanti me zv. drejtorin shqiptar i cili që nga emërimi i tij jo vetëm që nuk ka avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë institucion mjaft të rëndësishëm për shqiptarët, por përkundrazi, ai nuk ka arritur ta mbajë edhe atë që e kanë arritur paraardhësit e tij. Edhe pse kuadrot shqiptarë emërohen me qëllim avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e tyre, kjo nuk ndodh me zv. drejtorin e doganave”, thuhet në  Letrën e të punësuarve shqiptarë në Doganë.

Lajme të ngjashme

Back to top button