Haraçi i propagandës qeveritare godet sërish pensionistët

Pensioni i vonuar përbën një sfidë të vërtetë mbijetese qoftë ajo edhe për një kohë të shkurtër.
Haraçi i taksës radiodifuzive godet pamëshirë të gjitha shtresat duke nxjerrë telashe të mëdha për pensionistët që duket se zihen më ngushte nga pushteti.
Imer Sinani nga fshati Haraçinë, arsimtar në pension, nuk është rasti i parë të cilit i ndalohet pensioni për shkak të taksës radiodifuzive. Në moshën 75 vjeçare ai mbijeton me pensionin e tij prej 12 mijë denarëve. Pagesa e çdo fature është e papërballueshme për këtë pensionist, ndërkohë që pagesa e një fature shtesë për një servis publik që nuk të bie kurë në sy duket e tepërt.

Imer Sinani thotë për Portalb se i është ndaluar pensioni për shkak të mos pagesës së taksës radiodifuzive. Sinani e konsideron këtë si një papërgjegjësi të shtetit ndaj pensionistëve.

“A thua pensionistëve u mbetet që të paguajnë për propagandën e këtij pushteti?”, është ky zëri i protestës së një veterani të arsimit  që nuk është i vetëm në përballje me taksën radiodifuzive.

“Çudia e regjimit të Gruevskit po arrin kombinacionin duke goditur edhe pensionistët. Kamë punuar 40 vite në arsim ndërsa tani marrë një pension prej 12 mijë denarëve. Kjo shumë nuk  më mjafton as për barna”, thotë Imer Sinani për Portalb.

LEXO: 67 vjeçari me aftësi të kufizuara ankohet për ndërprerjen e ndihmës sociale shkaku i një vonese!

Lajme të ngjashme

Back to top button