Banorët e Maqedonisë “ikin” nga qytetet

Komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Edhe pse rrugët janë kryesisht të thata, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button