Bushati: BE-në e shohim si një bashkim të popujve dhe kombeve

Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në Bashkimin Evropian, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Bushati është duke qëndruar në Pragë të Çekisë, që është e para vizitë e një shefi të diplomacisë shqiptare që prej shtatë vjetësh.

Duke u përgjigjkur në pyetjen lidhur me reagimet e ashpra në Beograd pas një deklarate të kryeministrit Edi Rama, Bushati tha se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i qartë si kristali, konsistent dhe për shkak të këtij qëndrimi konstruktiv dhe dinamik Shqipëria gjerësisht është konsideruar spirancë e stabilitetit të rajonit.

“Sa i përket mënyrës se si mund të interpretohen deklaratat e shtetarëve shqiptarë, mund të them se edhe në takimin e fundit të dy qeverive, por edhe në çdo takim me përfaqësues të rëndësishëm evropianë dhe amerikanë, qëndrimi i qeverisë shqiptare, i kryeministrit, ka qenë mjaft i qartë se aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve dhe vetëm në këtë lloj mënyre”.

Bushati pastaj shoti se partneriteti ndërmjet Shqipërisë ë Kosovës partneritet i natyrshëm strategjik. “Orientimi jonë euroatlantik është i qartë si kristali, sikundër referenca mbi dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar me aktin final të Helsinkit, apo atë që kryeministri shqiptar e ka quajtur që në krye të herës Besa e dhënë ndaj faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve.

Së dyti, më duhet të sqaroj dhe ritheksoj që ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian për çfarëdo që ata kanë bërë për rajonin tonë, sidomos që nga rrëzimi i komunizmit e deri në ditët e sotme.

Dhe, së treti, sfida jonë dhe besoj se kjo shquhet shumë qartë edhe në programin e qeverisë së Shqipërisë, por edhe në programin e qeverisë së Kosovës, është se si këtë hapësirë lirie të fituar me mund, edhe përmes bashkëpunimit me SHBA-të dhe BE-në, ta kthejmë në një hapësirë të stabilitetit demokratik dhe në një hapësirë prosperiteti për qytetarët tanë|”, tha pos tjerash në këtë intervistë kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.

Lajme të ngjashme

Back to top button