Kacin: Zgjedhjet lokale në Kosovë, një test kyç

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jetë një test kyç për procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, që do të mundësojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Serbi – BE.

Kacin pret që raporti I Komisionit Evropian për Serbinë në tetor do të jetë më pozitiv sesa dy raportet paraprake, sepse është arritur marrëveshja me Prishtinën, dhe thekson se negociatat me BE-në shikuar formalisht tashmë janë çelur.

“Negocitata tashmë janë çelur , shikuar nga aspekti formal. Kushtet gati janë përmbushur, sepse marrëveshja me Prishtinën është arritur, kurse zbatimi i marrëveshjes për momentin po ecën mirë, edhe pse nganjeherë ngadalë. Marrëveshja e arritur për telekomunikacionin dhe energjetikën është një hap I madh praktik përpara”, ka thënë Kacin për gazetën ‘Danas’ të Beogradit.

Përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ka rendësi të madhe edhe reforma e gjyqësorit, ka thënë Kacin, i cili nesër nis një vizitë disaditëshe në Beograd. 

Lajme të ngjashme

Back to top button