Maqedonia dhe BeH-ja me borxh më të vogël publik në Ballkan

 Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina kanë borxh më të vogël publik në Ballkan, ndërsa më shumë të futur në borxhe janë Serbia dhe Kroacia.

Sipas analizës së agjencisë “Anadolia”, borxhi publik i Maqedonisë në qershor ka qenë 34,1 për qind nga Bruto prodhimi vendor, nga borxhi i jashtëm është 1,66 miliardë, ndërsa ai vendor 1.05 miliardë euro. Sipas të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë borxhi publik në tremujorin e dytë të vitit ka qenë 34,2 për qind, ndërsa nga fundi i korrikut është 33,6 për qind nga BPV-ja.

Bosnja e Hercegovina sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Thesarit në fundin e vitit të kaluar ka pasur borxh publik prej 3,63 miliardë euro ose 34 për qind nga BPV-ja.

Borxhi publik i Serbisë në korrik të këtij viti është rritur për 173,5 milionë euro dhe arrin gjithsej 19,08 miliardë euro, që është 57,7 për qind nga BPV-ja. Çdo banor i Serbisë në fund të vitit 2011 ka pasur borxh 818 euro ose 2,2 për qind rroga mesatare, ndërsa në shtator të vitit të kaluar borxhi në baza të ndryshme është rritur në 1.225 euro.

Kroacia në fund të marsit të këtij viti ka pasur borxh publik prej rreth 24,2 miliardë euro ose 53,6 për qind të BPV-së. Borxhi i jashtëm dhe i brendshëm i këtij vendi në tre muajt e parë të këtij viti është rritur për 4,2 miliardë kuna. Pritet që deri në fund të vitit të arrijë rreth 26,5 miliardë euro, që është pothuajse 60 për qind e BPV-së.

Pas Serbisë dhe Kroacisë, borxh më të madh publik ka Mali i Zi. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në fund të marsit të këtij viti borxhi publik i Malit ti Zi ka qenë 1.755,7 milionë euro ose 50,3 për qind nga BPV-ja.

“Anadolia” thekson se në vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike dhe financiare me të cilën përballen, vendet e Ballkanit gjithnjë e më shumë hyjnë në borxhe që të arrijnë të arrijnë të mbajnë stabilitet ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve të saj.

Nga vendet e BE-së, pesë kanë debi mbi 100 për qind të BPV-së. Prinë Greqia me borxh prej 160,5 për qind, Italia me 130,3 për qind, Portugalia me 127,2, Irlanda me 125,1 për qind dhe Belgjika me 104,5 për qind nga BPV-ja. Vend me më pak borxh në BE është Estonia me 10 për qind nga BPV-ja.
Sipas Eurostat, borxhi publik i shtetit nga Eurozona në tremujorin e parë ka arritur 92,3 për qind nga BPV-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button