Juventus shfaq interes për Cavanin
![Edison Cavani](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/12/Cavani.jpg?fit=640%2C480&ssl=1)
Skuadra e Juventusit sërish ka rishfaqur interesim për yllin e Paris Saint-Germain, Edison Cavani, raporton e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.
Cavani pritet të largohet nga Parisi gjatë afatit kalimtar të verës pasi është i pkënauqr me tretmanin te kampioni i Francës.
Kurse, interesim për ish anëtarin e Palermos dhe Napolit kanë shfaqur edhe skuadra nga Premierliga dhe La Liga.