Edhe në Manastir do të bojkotohet mësimi
Pas shkollave të Shkupit të cilët masovikisht kanë bojkotuar mësimin, edhe nxënësit nga Manastiri pas festave, nuk do të ndjekin mësimin.
Ky vendim është marr pas takimit të Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme në Manastir, ku janë dakorduar që në fillim të bojkotohet mësimi në shkollën teknike dhe më pas i njëjti të vazhdojë edhe në shkollat e tjera.
Nxënësit kanë kërkuar përkrahje edhe nga profesorët e tyre.