Zaev përfundon fazën e dëshmive, kërkon të filloj hetimi për Gruevskin dhe Mijallkovin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret që Prokuroria të ndërpresë procesin gjyqësorë kundër tij për të ashtuquajturin “Puç” dhe të fillojë hetimi kundër kryeministrit Nikolla Gruevski dhe shefit të DBK-së, Sasho MIjallkov, për thyerje të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Sipas Zaevit të dy funksionarët duhet të ndiqen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me çka i kanë sjellë dëm të madh shtetit.

Dhënia e dëshmisë së tij ka zgjatur gjashtë orë dhe me këtë mbaron faza e dhënies së dëshmisë së të dyshuarve në këtë proces, pasi më parë dëshmitë e tij i dha dhe i dyshuari i dytë Zoran Vrushevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button