Reagon Teuta: Nuk jam bashkuar me Bleron (Foto)
Teuta Krasniqi ka reaguar ashpër pas raportimeve të disa mediave se ajo mund të jetë bashkuar me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blerim Muharremi – Blero.
Më herët gjatë ditës disa media, në veçanti portalet e showbizit, nxitën një valë të re spekulimesh se ata mund të jenë bashkuar.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Teutës, e cila ka qenë jashtëzakonisht e ashpër, raporton Telegrafi.
Ajo ka treguar se nuk po shkon në Paris sepse u bashkua me Bleron, por për shkak se duhet t’ia plotësojnë dëshirën vajzës së tyre Tarës, për ditëlindjen e saj.
Blero dhe Teuta ka kohë që janë ndarë, me këngëtarin që ka lansuar edhe këngë dedikuar kësaj ngjarje, teksa Teuta ka vazhduar normalisht karrierën prej aktores, kurse Blero është marrë me koncerte. /Telegrafi/
Na plasi trapi a ndaheni a bashkoheni ju.