Çështja “Frroku”, Koçijançiç: Procesi të mos pengohet, të zbatohet ligji

Maja Koçijançic, zëdhënëse e shefes së politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini, Maja Koçijançiç komenton çështjen e deputetit Mark Frroku.

Gjatë një konference për mediat në Bruksel, ajo deklaroi se BE ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit, duke thënë se pritet një proces u shpejtë dhe i papenguar për të hedhur dritë me këtë çështje.

“Presim që hetimet që vazhdojnë të zhvillohen në mënyrën e duhur nga prokuroria dhe gjykata. Veçojmë rëndësinë që të gjithë institucionet shqiptare dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të përfshira, në përmbushjen e përgjegjësive përkatëse të sigurohen që një prodes i rregullt të zbatohet në përputhje me ligjin. Bashkëpunimi ndërkombëtar duke përfshirë edhe vendet anëtare të BE është një element i rëndësishëm kundër aktivititetit kriminal. Dekriminalizimi i Parlamentit është i lidhur me një shtet ligjor të fortë dhe ne shpresojmë kjo do të jetë parimi kryesor që do të udhëheqë punën e komisionit parlamentar. Është me shumë rëndësi që marrëveshja politike e dhjetorit të zbatohet”, u shpreh Koçijançiç.

Sipas saj, zbatimi i prioritetit kryesor për reformën gjyqësore që bën thirrje për forcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore është jetik në këtë aspekt.

Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku prej disa ditësh ndodhet i arrestuar, si i akuzuar nga drejtësia belge për vrasje./Noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button