Në Hekurudhat e Maqedonisë punësohen 25 shqiptarë, përfaqësimi i drejtë ende larg
Në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë 25 shqiptarë kanë marrë vendime pune. Të gjithë ata janë marrë nga “Pyjet e Maqedonisë” që u pranuan , por që ngelën në shtëpi për shkak të sistemimit.
Shkupi, Kumanova, Likova, Tetova Tearca, Jegunovca, Gostivari, Kërçova janë komunat dhe vendbanimet nga ku vijnë numri më i madh i të punësuarve. Nga 14 prilli të punësuarit e ri do vendosen në vendet e tyre të punës.
Me gjithë punësimet e fundit, përqindja e shqiptarëve, në Hekurudhat e Maqedonisë, sipas zëdhënësit Nevzat Mamuti është diku mbi 10 për qind.
Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë, Irfan Asani u dëshiroi mirëseardhje punëtorëve të ri.