Reali nuk i ndahet Barcelonës

Real Madridi i është përgjigjur Barcelonës, duke fituar në udhëtim te Rayo Vallecano, me rezultat 0:2.
Skuadra e Carlo Ancelottit, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, golat e fitores i shënoi në pjesën e dytë, pasi që pjesë e parë, përfundoi 0:0.
Luhej minuta e 68’, kur një depërtimi të mirë të Carvajal, iu përgjigj mirë Cristiano Ronaldo, duke shënuar për 0:1.

Pas pesë minutave, saktësisht në minutën e 73’, Ronaldo u bë protagonistë përsëri, duke asistuar tani për James Rodriguez, që shënoi për 0:2.
Kjo fitore e mban në hap Realin me liderët e Barcelonës. Reali mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, katër më pak se Barca që ka 74.

Lajme të ngjashme

Back to top button