Mot me diell dhe erë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior e cila do të arrijë shpejtësi deri në 70 kilometra në orë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës së vazhduar moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Lajme të ngjashme

Back to top button