Dortmundi do ta shes Hummelsin tek United
Lothar Matthaus ka treguar mendimin e tij duke thënë se Hummles do të largohet nga Dortmundi.
Skuadra e Manchester United është ekipi favorit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman, ndërsa sipas Matthaus Liga e Kampionëve luan rol të rëndësishëm në këtë vendim të tij.
“Skuadra e Manchester United pritet të rikthehet në Ligë të Kampionëve, ndërsa Dortmundi nuk ka shansa të hyjë. Mirëpo nuk duhet të anashkalojmë edhe anën financiare. Nëse United ofron rreth 40-50 milionë euro atëherë klubi gjerman duhet ta pranojë”-tha ai.