Filloi gjykimi për Kuzman dhe të akuzuarit në ‘Falanga 2’

Në Gjykatën Penale – Shkup ka filluar sot procesi gjyqësor kundër ish-drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman.

Ai akuzohet për veprën penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare”, për shkak se dyshohet se ka dhënë në mënyrë ilegale leje për gërmim në zonën e Katllanovës dhe në një tjetër në afërsi të Dellçevës.

Në lejet e dhëna nuk janë përmendur saktësisht lokacionet ku do të kryheshin gërmimet, ndërsa për emërimet e dy arkeologëve që do të bënin punimet, nuk ka dokumentacion zyrtar.

Gjithashtu, mungon edhe procesverbali për kontrollin e kryer dhe dokumentacioni prej fotografive nga gërmimet e kryera.

Si rrjedhojë, nuk dihet nëse është gjetur diçka nga gërmimet ose nëse ajo që është gjetur, është fshehur.

Lajme të ngjashme

Back to top button