Ndryshimet e ligjeve për punësim dhe për vauçerët e studentëve me procedurë të shkurtuar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot vendosi me procedurë të shkurtuar të miratohen Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për dhënien e bonove me vlerë-vauçer dhe Propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Pas miratimit të vendimit ligjet të miratohet me procedurë të shkurtuar, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski i angazhoi komisionet amë dhe Komisionin Ligjdhënës-Juridik të mbajnë mbledhje dhe të shqyrtojnë që të munden të miratohen në seancën plenare.

Qëllimi i ligjit të propozuar për ndryshimin e Ligjit për dhënin e e bonove me vlerë – vauçerëve është thjeshtësimi i procedurës për marrjen e bonove me vlerë – vauçer nga ana e studentëve për blerjen e tabletë kompjuterëve me tastaturë të jashtme. Në tekstin themelor të ligjit është përcaktuar obligimi që aplikuesit të dorëzojnë vërtetime nga fakultetet, si dhe vërtetime nga Drejtoria për të Ardhura Publike që duhet të ekspozohen në shpenzime plotësuese. Me qëllim që të lirohen studentët nga shpenzimet plotësuese, si dhe nga shkuarja nëpër sportele, me ndryshimet e ligjit që propozohen, faktet e nevojshme lidhur me plotësimin e kushteve për fitimin e bonove me vlerë – vauçer do të sigurohen sipas detyrës zyrtare.

Me plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, siç sqaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, duhet të mundësohet hyrja më shpejt në fuqi të masave që janë të paraparë me projektin “Maqedonia punëson”. Me këtë projekt rreth 150 mijë të papunë deri në moshën 35 vjet, persona prej 35 deri në moshën 50 të cilët mbi 10 vjet janë pa punë, persona mbi 50 vjeç, të papunët nga kategoria e qytetarëve të ndjeshëm, dhe personat më të moshuar se 58 vjet, do të kenë mundësi të punësohen në ndërmarrjet private. Masat parashohin lirimin nga pagesa e kontributeve të domosdoshme sociale dhe të tatimit personal për ndërmarrjet të cilët do të punësojnë persona nga këto kategori të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button