S’kanë të ndalur problemet me aterrimet emergjente, rrihen dy pilotë

Dy pilotë që patën një incident mes vete gjatë fluturimit në kabinën e pilotimit në një aeroplan komercial, u desh të ulin aeroplanin, për t’u suspenduar më pas nga puna, nga kompania Air India.

Zëdhënësi i kompanisë fluturuese “Air India”, tha se dy pilotët u përplasen mes vete gjatë fluturimit të së dielës nga Jaipuri për në Delhi, dhe për këtë arsye aeroplani u desh të ulet.

Kompania njofton që të dy pilotët po hetohen, raporton Sputnik News.

Sipas burimeve të kompanisë, konflikti kishte filluar pasi që kapiteni i fluturimit Al 611 ka kërkuar nga kopiloti që të mbaj shënime dhe të përpunojë të dhënat, rutinë e zakonshme e pilotëve dhe procesit të drejtimit të aeroplanit. Kompania raporton se kopiloti në vend se të respektojë urdhërat e tij dhe të kryej detyrat e veta, e ka kundërshtuar kapitenin duke e sulmuar fizikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button