BDI: Menduh Thaçi s’është njeri i luftërave

Ndaj qëndrimeve të kreut të PDSH, Menduh Thaçi, se “lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka përfunduar”, ka reaguar BDI-ja.

Nga kjo parti akuzojnë Thaçin se gjatë karrierës së tij politike 20 vjeçare nuk ka thënë asgjë të mençur.

“Shqiptarët e Maqedonisë e dinë fort mirë se Menduh Thaçi nuk është njeri i luftërave por i tenderëve, nuk është i proceseve, por e intereson vetëm pushteti aq shumë sa që është i gatshëm ta terrorizon popullin e vet sikur në zgjedhjet e vitit 2008.

Kjo intervistë e tij i ngjan karrierës së tij politike 20 vjeçare në të cilën nuk ka thënë asnjë fjalë të mençur e të urtë, por llafe boshe dhe pa peshë dhe pikërisht kjo karakteristikë e tij paraqet gjurmën e vetme që ai do të lë në veprimtarinë e tij të zymtë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button