Uashington, të shtëna në bazën ushtarake

Të paktën një person u qëllua me armë zjarri në një bazë ushtarake të marinës amerikane në Uashington, lajmëroi të hënën “CNN”. 

Ushtria konfirmoi se policia ka hyrë në bazën e ndodhur pranë kryeqytetit për të kërkuar për autorin e krimit.

I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital, ku nuk ka informacion për prognozën e tij.

Mbi tre mijë persona punojnë në komandën e bazës së marinës në fjalë, përfshi inxhinjerë dhe teknikë që anë për detyrë të mirëmbajnë luftanijet dhe nëndetëset.

Lajme të ngjashme

Back to top button