Shesh në vend të deponisë në Karadak Mahallë

Nuk ka më mbeturina, shiringa, gjilpëra, mbeturina të mobileve, shishe apo të ngjashme, në vendin e deponisë para oborreve të shtëpisë në Karadak Mahallë, Komuna Qendër.

Qytetarët disa herë ishin ankuar në Komunën Qendër, por me ardhjen e Andrej Zhernovskit në krye të kësaj komune, u intervenua menjëherë.

Banorët e lagjes Karadak Mahallë në këtë hapësirë do të fitojnë shesh.

‘Kryetari u ka premtuar qytetarëve se në këtë hapësirë do të ndërtohet një shesh i vogël, do të shtohen hapësirat e gjelbërta, do të vendosen ulëse dhe rekuizita. Planifikohet edhe një terren sportiv. Gjithashtu edhe rruga për këmbësorë do të shtrohet me pllaka të reja. Ndërsa me mekanizmat tona nga kjo hapësirë janë larguar 2 mijë metër kub mbeturina’ thonë nga Komuna Qendër.

Banorët e kësaj ane thonë se tani ndjehen si banor të Qendrës e jo si deri tani sikur të jenë në periferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button