Kontraktohet projekti për javën e shëndetësisë Maqedoni-Turqi

Projekti për Javën e shëndetësisë Turqi-Maqedoni, e cila do të organizohej në prill të vitit të ardhshëm do të hartohet, ndërsa ideja është që mjekë nga Turqia të vijnë në Maqedoni dhe një javë të punojnë me mjekë të Maqedonisë. Këtë mbrëmë në takimin në qytetin turk Çeshme e kontraktuan ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë dhe ai i Turqisë, Nikolla Todorov dhe Mehmet Muezinollu, njoftoi rapotuesi i MIA-s.

“Do të vijnë mjekë me renome, të cilët punojnë në intervenime dhe metoda, të cilat nuk kryhen në Maqedoni, intervenime të cilat kryhen në numër të vogël ose janë në fazën fillestare”, deklaroi Todorov.

Arritëm marrëveshje, theksoi ministri që të formohen dy ekipe, njëri nga Ministria e Maqedonisë dhe tjetri nga Ministria e Turqisë së Shëndetësisë, të cilët duhet në periudhën e ardhshme intensivisht të punojnë dhe ta përmirësojnë gjithë planin aksional, respektivisht të gjitha hollësitë rreth realizimit të këtij projekti.

Theksoi se plani është që të vijnë mjekë me renome turq, të cilët kryejnë shumë intervenime të komplikuara dhe të jenë të njohur për këtë në Turqi, Evropë dhe më gjerë. “Ideja është që mjekët e Maqedonisë të punojnë me ta, të vendosin kontakt personal, të bashkëpunojnë dhe ky bashkëpunim të avancohet vazhdimisht”, shtoi ministri Todorov. Ai sot në Çeshme do të drejtohet në Sesionin e 63-të vjetor të Komitetit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button