O’Nil: Greqia nuk dëshiron zgjidhje për emrin

“Tani është e qartë se Qeveria e Greqisë nuk dëshiron zgjidhje të përbashkët për çështjen e ashtuquajtur për emrin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi negociuesi i parë në kontestin e Greqisë dhe Maqedonisë, ambasadori Robin O’Nil, me rastin e 18 vjetorit të Marrëveshjes së përkohshme dhe vizitës së paradokohshme të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz në Athinë dhe në Shkup.

“Greqia e di se nuk mund ta fitojë rezultatin e dëshiruar. Qëllimi i saj është që këtë problem ta lë të pazgjidhur deri në pafundësi. Kjo do të thotë, Maqedonia të mbetet me emrin zyrtar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe e përjashtuar nga anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimi Evropian”, theksoi ambasadori O’ Nil për programin “Zëri i popullit” në TV “Sonce”.

Për vizitën e paradokohshme të Nimetzit, diplomati britanik me qëndrim se ndërmjetësi “18 vite ka punuar në mënyrë të palodhshme duke ndërmjetësuar për t’u arritur zgjidhja e kontestit, megjithatë përgjigjja nga ana e Greqisë për propozimin e tij të fundit të kompromisit tregoi se i ka ardhur fundi rrugës për vënien fund të kontestit “.

“Greqia, thjesht e shfrytëzoi procesin për të fituar në kohë-pafundësisht. Nëse një proces negociues nuk mund të rezultojë me marrëveshje për periudhë prej 18 vitesh, është koha e fundit të pranohet që kjo asnjëherë nuk do të ndodhë”, është kategorik ndërmjetësi O’ Nill.

I pyetur nëse ekziston dalje, ai vlerëson se duhet të gjendet mënyrë e re.

“Maqedonia çdoherë ka të drejtë ta shfrytëzojë emrin e zgjedhur nga ana e popullit të vet. Më shumë se 20 vite qeveritë greke përpiqen të imponojnë mënyrë tjetër. Ka ardhur koha që të heqin dorë nga ajo. Greqia asnjëherë nuk ka pasur të drejtë ta imponojë emrin e Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Maqedonisë tani këtë çështje duhet drejtpërdrejtë t’ia drejtojë Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme që ta pranojë Maqedoninë si anëtare nën emrin e saj kushtetues. Kjo nuk është çështje që mund të ndikojë në satabilitetin apo paqen ndërkombëtare që do të mund të bëjë me Këshillin e Sigurimit”, potencon ndërmjetësuesi i parë për kontestin, O Nill.
Sipas tij, Greqia në çfarëdo mënyre gjatë 20 viteve të kaluara nuk ka pësuar kurrfarë pasoja nga përdorimi i emrit të saj kushtetues nga ana e Maqedonisë, përveç mbajtjes së kësaj çështjeje të hapur si element shqetësues në politikën e brendshme greke.

“Pjesa më e madhe e anëtareve të Kombeve të Bashkuara tashmë e kanë njohur Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues. Për momentin duhet të kërkohet që atë ta bëjnë edhe në emër të vetë Kombeve të Bashkuara. Nëse kjo nuk ndodh, gjasat për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE do të jenë më të mira, jo më të këqija”, thotë ambasadori Robin O’ Nill. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button