Ivanov shpallet “qytetar nderi” nga maqedonasit e Shqipërisë

Në Komunën e Liqenasit të cilën maqedonasit e njohin si Pustec, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është pritur si hero, me ç’rast kjo komunë shpalli atë “qytetar nderi”.

Ivanov theksoi se standardi i banorëve do të përmirësohet vetëm me nisma dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe me bashkëpunim më të madh ekonomik .

“Kjo pjesë e Liqenit të Prespës është natyra e paprekur, por aty duhet të vijnë turistët, të rinjtë, dhe ju produktet që i keni të mund t’i ofroni, dhe nga ajo të siguroni ekzistencën. Në pjesën tjetër të Prespës, ka më shumë vendpushime dhe objekte të shërbimit dhe ne presim që në këtë pjesë të rritet oferta e turizmit”, tha Ivanov, në fjalimin para banorëve.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Temelko theksoi se maqedonasit në Shqipëri janë qytetarë besnikë dhe shembull i mirë se si të respektohet shteti ku jetojnë. “Me mundësitë tona minimale luftojmë që sa më mirë ta zhvillojmë vendin dhe shtetin ku jetojmë”, tha Temelko.

Lajme të ngjashme

Back to top button