Arben Frroku shpallet i pafajshëm

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Renda, për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013, në Tiranë.

Gjatë dhënies së vendimit, Gjykata argumentoi se thëniet e dëshmitarëve të mbrojtjes nuk qëndronin, dhe kjo deklaratë ishte prova e vetme sipas Prokurorisë, që Frroku e kishte kryer këtë krim.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm në pretencën e saj, por Gjykata e rrëzoi kërkesën e prokurorëve.

Pas daljes nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës i Arben Frrokut vlerësoi vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se do ta orientojë klientin e tij që të kërkojë dëmëshpërblim për vuajtjet që ka kaluar padrejtësisht.

“Jemi të kënaqur me këtë vendim. Argumentet e Prokurorisë nuk mund të qëndronin, pasi klienti ynë nuk mund të ishte në të njëjtën kohë, në Tiranë dhe në Selanik, në mbrëmjen e vrasjes. Viktima ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera”, tha avokati./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button