Ja goli i parë i Ferhan Hasanit për Brodbyn

Ferhan Hasani kishte debutim ëndrrash me ekipin e tij Brondby, duke luajtur vetëm disa sekonda, dhe arrin që të shënoj gol. Por jo vetëm kaq, goli i Hasanit ishte dhe goli i fitores për skuadrën që fillimin e sezonit e kishte shumë të dobët.

Kjo është fitorja e parë e Brondbyt në këtë edicion, ndërsa tani ka grumbulluar 6 pikë, prej të cilët në 3 ndeshje ka barazuar.

Ferhan Hasani te Brondby kishte ardhur pas një sezoni zhgënjyes te Wolfsburgu, ku sapo filloi të inkuadrohet në ekip, ndodhi dhe largimi i trajnerit, e që më pas për te nuk kishte interesim trajneri aktual. Por si duket te Brondby “Buba” do të gjejë hapësirë të mirë dhe kjo do të bëjë që ai përsëri të kthehet edhe në mesin e më të mirëve në reprezentacionin e Maqedonisë, ku kohë të gjatë ishte në listën e Çedomir Janevskit. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button